Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:32
Alexander Stubb, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Presidenti i Republikës së Finlandës, Alexander Stubb, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi:

"Në mesazhin e tij, Presidenti finlandez ka përcjellë urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar prosperitet dhe mirëqenie.

Gjithashtu, Presidenti i Finlandës ka shprehur pritshmëritë e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat