Time Kadrijaj nga AAK ka fituar sërish mandadtin e deputetes.
Ajo për mua kjo është një përgjegjësi që vjen nga besimi juaj.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës!
Të dashur familjarë, bashkëvendas, dhe bashkëluftëtarë!
Gjatë gjithë fushatës zgjedhore kam pasur mundësinë të takoj shumë nga ju dhe sinqerisht mora premtime për mbështetje për mua dhe Aleancën.
Aty kuptova se koalicioni me qytetarët është garanci për sukses dhe se me sinqeritet, punë dhe përkushtim arrihen të gjitha qëllimet.
Nga rezultatet paraprake, unë tashmë e kam fituar mandatin e deputetes, dhe për mua kjo është një përgjegjësi që vjen nga besimi juaj.
Unë nuk do të ndryshoj, do të jem zëri juaj dhe gjithashtu një adresë për ju, sa herë që të ketë nevojë.
Bashkë jemi angazhuar që nga themelimi i Aleancës dhe do të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, në çdo kohë dhe rrethanë.
Sinqerisht, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj.
Sinqerisht gjithmonë, e juaja dhe në sherbimin tuaj!
Time Kadrijaj