Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se lista e PDK-së më shumicën e kandidatëve fitues nga Drenica nuk shpreh një perspektive të mirë për subjektin në të ardhmen.
Kjo pasi sipas tij është dekurajuese për votues dhe kandidatë nga vende të tjera të Kosovës.
Tutje, ai tha kjo listë është votues kështu për kandidatë nga Drenica , pasi PDK ka ‘kalanë” atje.
“Po shoh diçka tepër interesante që shumica absolute e kandidatëve që kanë fituar janë nga Drenica. Kjo nuk shpreh një perspektive të mirë për subjektin, pasi kjo në të ardhmen mund të i dekurajojë votuesit në pjesë të tjera të Kosovës e sidomos kandidatët që ata luftojnë për më u futë vetëm kandidatë nga Drenica… Duke qenë që baza e PDK është aty e ka mundësuar që të votohet. Kjo do të del dekurajuese për persona tjerë në vise të tjera të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, aty ku ka më pak votues”, ka deklaruar ai.
Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku janë katër kandidatët më të votuar për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), derisa po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputet.
Lista vijon me Sala Jasharin,Përparim Grudën, Enver Hoxhajn, Jakup Nurën ,Ganimete Musliun, Mërgim Lushtakun dhe Rrahman Ramën, të cilët e plotësojnë dhjetshën e parë.