​Nga sporti në politikë, sa vota mori trajneri Bylbyl Sokoli?

Aktuale

​Nga sporti në politikë, sa vota mori trajneri Bylbyl Sokoli?

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 09:04
Bylbyl Sokoli

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, vendosi që ta provojë veten edhe në politikë.

Ai në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës vendosi që të kandidojë për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, deri më tani, kur numërimi i votave për kandidatët për deputet është duke vazhduar ka marrë 12 mijë e 366 vota duke u futu kështu në listën e 50 më ët votuarve të kësaj partie.

Me këtë numër të votave, Sokoli pritet të jetë njëri nga deputet e Kuvendit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat