Gjykata konfirmon kërkesën e Prokurorisë që të urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim

Aktuale

Gjykata konfirmon kërkesën e Prokurorisë që të urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 11:18
Albin Kurti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar një kërkesën që kryeministri aktual Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Lajmin e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila pohoi se janë në shqyrtim të kërkesës.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, konfirmon Gashi.

Kurti është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria që të japë versionin e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore për të cilin të dyshuar janë afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.

Ndërkohë, Prokuroria kishte ftuar tri herë me radhë kryeministrin Albin Kurti për intervistim, por i njëjti nuk është përgjigjur ftesës së prokurorisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat