Aktori Çun Lajçi i ka reaguar Naim Haradinajt, duke i ftuar që ta publikojë letrën në tërësi e jo vetëm të nxjerr citate sa për ta njollosë atë.
“Atdheu e gjaku i dëshmorëve janë mbi dashurinë time ndaj individit!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Nasim Haradinaj, (ta heq kapelën për patriotizëm), por kot mundohesh t’më njollosësh me citate!?
- Më mirë postoje letrën në tansi, jo fjalët e shkëputura, sepse s’ka Gjeneral që me cenon e m’detyron ta du njeriun që urdhëroi të votohet Gjykata Speciale dhe e firmosi faljën e Çakorrit e Zhlebit!
- Atdheu e gjaku i dëshmorëve janë mbi dashurinë time ndaj individit!
Jam mjaftueshëm i qartë besoj!
