Po vazhdon procesi i numërimit të votave për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit që u mbajtën në Kosovë.
Në këto zgjedhje, një numër i madh kandidatësh garuan për deputetë, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për të siguruar një ulëse në Kuvend.
Derisa KQZ po vazhdon numërimi i votave, disa rezultate tashmë janë publikuar ku edhe janë bërë të ditur numri i kandidatëve më të votuar.
Nga Partia Demokratike e Kosovës-dega në Gjilan, kandidatja për deputete Aurorë Osmani ka arritur të grumbulloj 3095, pastaj Besianë Musmurati ka marrë 2221 vota dhe Florentina Vokshi ka fituar 1037 vota.
Ndërsa, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidatja për deputete Valentina Bunjaku ka arritur të fitoj 5111 vota, kurse Lirie Kajtazi ka marrë 4959 vota.
Dhe, nga LVV kandidatja për deputete më e votuar është Liza Gashi e cila ka rritur të marrë 10 mijë e 173 vota.
Kurse, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka fituar 8436 vota. Arijeta Rexhepi ka marrë 7428 vota, ndërsa Labinotë Demi Murtezi ka arritur të siguroj 6159 vota dhe Shqipe Selimi ka marrë 5900 vota.
Këto vota janë momentale dhe pa përfshirë ato nga diaspora.