Kurti pranon urim nga Zhelyazkov, konfirmohet mbështetja e Bullgarisë për Kosovën

Aktuale

Kurti pranon urim nga Zhelyazkov, konfirmohet mbështetja e Bullgarisë për Kosovën

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 15:36
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu bullgar, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës

“Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike.

Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë aktivisht për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zhelyazkov.

Më këtë rast, ai ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme bullgare për Kosovën dhe ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit më aktiv të vendit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat