Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila aktualisht është ministre e Drejtësisë është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e që ende nuk janë rezultate përfundimtare, Haxhiu ka marrë mbështetjen e mbi 76 mijë qytetarëve.
Ajo ka gjithsej 76 mijë e 522 vota, duke lënë pas gratë tjera që garojnë për deputete.
Ndërkaq, listës së grave më të votuara në Partinë Demokratike të Kosovës, i prin Vlora Çitaku.
Kandidatja për deputete, Vlora Çitaku deri tani ka marrë 30 mijë e 11 vota.
Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili është gruaja më e votuara, me 34 mijë e 965 vota deri tani.
Kurse, në listën e koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate, kandidatja Time Kadrijaj është gruaja më e votuar me 11 mijë e 891 vota.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ku sipas rezultateve preliminare, LVV është partia e parë, PDK e dyta dhe LDK e treta.
Procesi i votimit është vlerësuar si demokratik dhe pa incidente.