Gjykata e Apelit vërteton aktgjykimin për burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës

Aktuale

Gjykata e Apelit vërteton aktgjykimin për burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 15:57
Dardan Krivaqa

Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë që dënoi Dardan Krivaqën me bugim të përjetshëm, për vrasjen mizore ndaj Marigona Osmanit dhe me 15 vjet dënim për Arbër Sejdiun.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për media.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të përfaqësuesit të të dëmtuarve M.O. dhe V.O. dhe të mbrojtësve të të akuzuarve D.K. dhe A.S., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda, me nr. 2021:186679, të datës 26.09.2024.

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sipas aktgjykimit me nr.2021:186679, të datës 26.09.2024, të akuzuarin D.K., e ka shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK, me dënim me burgim të përjetshëm, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 24.08.2021, e tutje, ndërsa të akuzuarin A.S., për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 33 të KPRK, duke e gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.08.2021, e tutje por, jo më gjatë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim “ , thuhet në njoftimin e Gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat