​Kurti takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, De Riu

Aktuale

​Kurti takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, De Riu

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 16:44
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Bëhet e ditur se Kurti e De Riu folën për zhvillimet në vend, me theks të mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej, gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë – Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat