Vendosja e pajisjeve GPS, vjen reagimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Aktuale

Vendosja e pajisjeve GPS, vjen reagimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të sqarimit të opinionit publik, njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS në veturën e gazetarit V.K., deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë.

Për çdo komunikim dhe lajm nga prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se prokurori i shtetit do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat