Mustafa: Abdixhiku ka mbi 85% të votave të LDK-së, rezultat i paparë deri më tani nga cilido bartës liste

Aktuale

Mustafa: Abdixhiku ka mbi 85% të votave të LDK-së, rezultat i paparë deri më tani nga cilido bartës liste

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 17:11
Besian Mustafa

Besian Mustafa, zëdhënësi për media i LDK-së, ka folur për votat që i ka marrë në zgjedhjet e fundit, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i kësaj partie.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Abdixhiku është më i votuari nga bartësit e listave të partive që ishin pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Kryetari i LDK-së ka marrë mbi 85% të votave të partisë, rezultat i paparë deri më tani nga cilido bartës liste”.

“Votuesi i LDK-së është shprehur qartë e prerë për këtë çështje”, ka thënë Mustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat