Kryeministri Kurti sot është takuar edhe me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Ata kanë diskutuar për “zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rrugën përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve”.
“Gjatë bisedës, po ashtu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit.
Si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovë dhe Francës.”