Rrahmani thotë se bashkë me Korenicën do të formojnë subjekt të ri politik

Aktuale

Rrahmani thotë se bashkë me Korenicën do të formojnë subjekt të ri politik

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 18:51
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani

Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se bashkë me deputetin Visar Korenicën do ta themelojnë një subjekt të ri politik.

Rrahmani tha se rrugëtimi i ri do të jetë i gjatë për të dhe sipas tij, do të jetë jetësor, ku do të përkushtohet që t’i ofroj vendit një diçka të dinjitetshme.

“S’kemi vendosur ende për emrin e partisë, por kemi angazhuar disa ekspertë që merren. Më 10 shkurt kam filluar takimet dhe angazhimet për krijimin e një subjekti të ri politik ku janë angazhuar ekspertët që merren me logon dhe emrin”, tha Rrahmani në “DPT te Fidani” 

Ndërsa për sa i përket rezultatit dhe fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, Rrahmani tha se Koalicioni për Familje ka pasur sulme të përditshme,.

“Kemi pasur sulme të përditshme, madje kaluan edhe përmes PZAP-së, përmes cenimit të spoteve, ka pasur një cenzurë të përgjithshme ku kanë qenë të bashkërenduara pozitë-opozitë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat