Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime për gjuajtje me armë

Aktuale

Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime për gjuajtje me armë

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Ushtarët italianë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndimore e kanë zhvilluar sot një ushtrim.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ushtarët kryen ushtrime të gjuajtjes së drejtpërdrejtë në poligonin e qitjes “Voloire” pranë Kampit Villaggio Italia.

“Stërvitja synon të ruajë dhe përmirësojë aftësitë e të shtënave të ushtarëve me procedura individuale të testimit të armëve.

Sidhe mbajtjen e nivelit të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë”, shkruan KFOR. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat