Numërimi i votave në Ferizaj vazhdon, pritet të përfundojë deri të premten

Aktuale

Numërimi i votave në Ferizaj vazhdon, pritet të përfundojë deri të premten

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 20:44
Qendra e Numërimit Komunal

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit vazhdon në Qendrën e Numërimit Komunal në Ferizaj. Deri tani janë numëruar 113 kuti votimi, ndërsa 13 janë ende në proces, dhe 26 kuti nuk janë numëruar ende.

Në Qendrën e Numërimit Komunal në Ferizaj po vazhdon numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në Ferizaj janë 152 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 113 kuti, ndërsa 13 kuti janë në proces numërimi dhe 26 kuti ende nuk janë numëruar.

Procesi i numërimit po mbikëqyret edhe nga shoqëria civile, e cila thekson se, përkundër disa problemeve teknike, procesi po zhvillohet mirë.

Në këtë qendër ka pasur raste kur ka rënë sistemi për arsye teknike nga KQZ-ja, por nuk ka pasur asnjë problem nga qendra ‘Bill Clinton’, pasi ambienti ka qenë i përshtatshëm, me ngrohje, ndryshe nga shumë qendra të tjera ku ka munguar ngrohtësia dhe funksionimi i energjisë elektrike. Për fat të mirë, në këtë qendër kemi pasur shumë transparencë, më shumë se në shumë qendra të rajonit dhe të Kosovës, duke mundësuar zhvillimin e një procesi shumë më të mirë dhe duke rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e stafit, vëzhguesve, komisionerëve dhe KKZ-së,” deklaroi Kanan Gashi nga AVONET.

Në bazë të dinamikës së punëve, numërimi i votave për kandidatët në Ferizaj pritet të përfundojë deri të premten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat