Genc Prelvukaj ka bërë të ditur se deri më tani ka marrë rreth 12 mijë vota në garën e tij si kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shifra aktuale duket se nuk është e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit.
Pavarësisht kësaj, ai thotë se përtej votës janë 12 mijë njerëz që kanë shprehur besimin tek ai, gjë e cila i jep ndjesinë më të bukur që ka përjetuar ndonjëherë.
Prelvukaj thotë se do të vazhdojë te Partia Demokratike e Kosovës siç ka bërë për 22 vjet rresht.