Ragipi Xhaka, babai i futbollistëve të njohur Taulant dhe Granit, ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për të fituar një mandat si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Xhaka kandidoi për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve të 9 shkurtit, deri më tani kuptohet se Xhaka nuk ka arritur numrin e mjaftueshëm për të përfaqësuar qytetarët në Kuvend. Po ashtu, ai nuk ndodhet në mesin e 25 më të votuarve të PDK-së.
Ndryshe, Xhaka është kryetar i degës së PDK-së në Zvicër.