Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster në Londër, Aidan Hehir, ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti në veri të Kosovës kanë qenë veprime që do t’i bënte secili shtet për të siguruar sovranitetin e brendshëm.
Hehir ka thënë se mos kontrolli i tërë territorit të saj, për Kosovën do të ishte pengesë për njohjen ndërkombëtare.
“Ajo çfarë bëri Qeveria e Kosovës është ajo çfarë do të bënte secili shtet që respekton veten, duke siguruar të kenë sovranitet të brendshëm. Nëse nuk mbron sovranitetin e brendshëm, nuk je shtet sovran. Tentimet e Kosovës për ta fituar njohjen ndërkombëtare, të prezantohet si shtet i pavarur, minohen tërësisht. Mund t’i thuhet se nuk keni kontroll mbi këto katër komuna veriore. Brenda kësaj hapësire, de facto ju keni humbur kontrollin. Kanë tjetër monedhë, kanë tjetër sistem në çdo sferë të jetës.”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kurti deshi ta ndalë këtë, ndonëse mënyra që e bëri sipas tij inatosi ndërkombëtarët.
“Kurti dhe qeveria deshën ta ndalin këtë. Mendoj se bënë në mënyrë që inatosi komunitetin ndërkombëtar dhe s’do të shtirem se kjo nuk ndodhi”, ka thënë ai.