Apeli konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, Rrjeti i Grave mirëpret vendimin

Aktuale

Apeli konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, Rrjeti i Grave mirëpret vendimin

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Rrjeti i Grave të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë duke dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit dhe duke konfirmuar dënimin prej 15 vitesh për Arbër Sejdiun për ndihmë në këtë krim.

RrGK thekson se ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për gratë dhe vajzat në Kosovë, duke dëshmuar se dhuna dhe vrasjet me bazë gjinore nuk do të kalojnë pa ndëshkim.

“Në një shoqëri ku gratë ende përballen me pasiguri dhe padrejtësi, sistemi i drejtësisë ka një rol kyç në garantimin e mbrojtjes dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën, i cili akuzohet se ka vrarë Marigona Osmanin.

Në njoftim bëhet e ditur se Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të përfaqësuesit të të dëmtuarve M.O. dhe V.O. dhe të mbrojtësve të të akuzuarve D.K. dhe A.S., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat