KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100% e vendvotimeve

Aktuale

KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100% e vendvotimeve

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Prishtinë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare, duke konfirmuar se tashmë janë numëruar të gjitha votat e hedhura në qendrat e votimit anembanë Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara në uebfaqen zyrtare të KQZ-së në orën 09:46, procesimi i 100% të vendvotimeve është përfunduar, ndërsa në qendrat komunale po vazhdon numërimi i votave për kandidatët individualë për deputetë.

Në bazë të rezultateve preliminare të shpallura, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar mbështetjen më të madhe nga votuesit, duke marrë 342,281 vota ose 40.80% të votave të përgjithshme.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet si forca e dytë politike, me 184,811 vota ose 22.03%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të grumbullojë 147,888 vota, duke përfaqësuar 17.63% të votave të numëruara.

Nga ana tjetër, koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nismën dhe subjektet e tjera aleate ka marrë 62,588 vota, që përkthehet në 7.46% të elektoratit.

Pritet që në ditët në vijim të publikohen edhe rezultatet përfundimtare, të cilat do të përfshijnë edhe votat me kusht dhe ato të diasporës, të cilat mund të sjellin ndryshime të vogla në renditjen përfundimtare të partive dhe përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Image
Grafika
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat