Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të arrestuar vitin e kaluar nën dyshimet për spiunazh

Aktuale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të arrestuar vitin e kaluar nën dyshimet për spiunazh

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të arrestuar vitin e kaluar nën dyshimet për spiunazh

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për veprën penale “Spiunazh”, të cilët u patën arrestuar në qershor të vitit të kaluar.

Në njoftim të prokurorisë thuhet se “për dy të pandehurit B.Sh dhe M. Q. ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi’’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së”.

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat