Pas Abdixhikut, Doarsa Kica e Hykmete Bajrami – listat me kandidatët më të votuar të LDK-së

Aktuale

Pas Abdixhikut, Doarsa Kica e Hykmete Bajrami – listat me kandidatët më të votuar të LDK-së

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 13:51
Lumir Abdixhiku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë të ditur se është përditësimi i të dhënave për kandidatët për deputetë, gjersa deri tani janë numëruar votat në 92.73% të vendvotimeve.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës prin me vota kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 109202 vota.

Më pas vjen Doarsa Kica Xhelili me 44,738 vota, Hykmete Bajrami me 41,79,.

I katërti për nga numri i votave është Kujtim Shala me 37,886 vota, Avdullah Hoti me 30,932 vota, Anton Quni me 27,292 dhe Lutfi Haziri me 27,260 vota.

Jehona Lushaku ka 22,122 vota, Armend Zemaj 19,341 dhe Imri Ahmeti 18,397.

Image
Lista
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat