​Këta janë kandidatët më të votuar për deputetë të PDK-së

Aktuale

​Këta janë kandidatët më të votuar për deputetë të PDK-së

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 14:35
PDK

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i 90.41 për qind të vendvotimeve kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza është më i votuari në këtë parti me 150 mijë e 294 vota.

I dyti renditet kryetari Memli Krasniqi me 85 mijë e 293.

Pasuar nga Uran Ismajli me 37 mijë e 017.

Pas Ismajlit renditen Vlora Çitaku me 34 mijë e 805 vota, Sala Jashari 32 mijë e 052, Enver Hoxhaj 28 mijë e 497, Përparim Gruda 27 mijë e 4 dhe Jakup Nura me 26 mijë e 635 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat