Sipas rezultateve nga Qendra Komunale e Numërimit pas procesimit të 90.41 për qind të vendvotimeve, koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, konservatorët, intelektualët, ka marr 7.52 për qind të votave.
Derisa dhjetëshja e kandidatëve më të votuar nga ky koalicion pas publikimit të 90.41 për qind të vendvotimeve në QKN është Ramush Haradinaj me 37 mijë e 752 vota, Fatmir Limaj renditet i dyti me 22 mijë e 207 vota, pasuar nga Daut Haradinaj me 21 mijë e 796.
E katërta sipas kësaj liste është Time Kadrijaj me 12 mijë e 976 vota, ndërsa Bekë Berisha i pesti me 12 mijë e 972.
Arbëreshë Krasniqi ka 10 mijë e 824 vota, Lahi Brahimaj 10 mijë e 611 vota, Veseli Krasniqi 10 mijë e 407, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini 9 mijë e 757 vota, ndërsa Xhevahire Izmaku 9 mijë e 439.