Rron Gjinovci ka bërë një analizë në lidhje me faktin se si Faton Peci doli ministri më i votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai përmes një shkrimi potencoi si fakt kyç paraqitjet e tij në mëdia dhe intervistat, në të cilat sipas tij i “çmontoi rrenat, e mbrojti punën e vet”.
“Nuk e di që ka pasë naj ministër ma të përfolun për "skandale" sidomos në vitin e fundit pak para zgjedhjeve. Çka boni Fatoni? - iu shkoi nëpër studio, ua çmontoi rrenat, e mbrojti punën e vet dhe ja ku është: ma i votumi nga të gjithë ministrat. Qytetari ta çmon përpjekjen”, shkroi Gjinovci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Pse Faton Peci del i dyti ma i votumi në Qeverinë Kurti mas vet Albin Kurtit?
Sepse për dallim prej shumë ministrave tjerë që ma lujshin Albinin, me demek na dalim rrallë edhe veç njo me njo nëpër intervista, ky i nderumi ju hike nëpër strufulloga hibridave edhe u merrke me ta. Nuk e di që ka pasë naj ministër ma të përfolun për "skandale" sidomos në vitin e fundit pak para zgjedhjeve. Çka boni Fatoni? - iu shkoi nëpër studio, ua çmontoi rrenat, e mbrojti punën e vet dhe ja ku është: ma i votumi nga të gjithë ministrat. Qytetari ta çmon përpjekjen.
Vazhdoni ju tjerët me lujt babën