Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.
Ai theksoi se për të, shërbimi ndaj vendit është mbi çdo ndasi politike dhe se do të kontribuojë në çdo formë për të mirën e Kosovës.
Gjatë një interviste në "Debat Plus", Limaj refuzoi të vendosë “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime për çështje me rëndësi nacionale.
“Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj kryeministrit tim që i shërben vendit. Nëse kërkon ndihmën time për të mirën e Kosovës, jam i gatshëm ta ofroj.
Gjithmonë – edhe nëse është Albin Kurti. Kur bëhet fjalë për çështje nacionale, unë gjithmonë kam qenë i përkushtuar”, ka thënë Limaj.