Njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra ka thënë se votat që ka marrë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tregon se qytetarët nuk e kanë aprovuar punën e saj.
Sipas tij kjo do të duhej të shërbente si reflektim edhe për kryeministrin Kurti.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se Nagavci e cila ka qenë edhe udhëheqëse e DKA-së në Prishtinë, ka marrë vota më pak se Nezir Kraki i cili për herë të parë i ka hy garës në politikë.
“Një goditje të madhe të mospunës që duhet ta bëjë të reflektojë edhe kryeministrin, meqenë se kryeministri është njëri që reflekton ngadalë ose hiq, është puna e ministres së Arsimit, që ka rënë në fund të pusit. Është shumë poshtë. Qytetari se ka aprovu punën e saj”, tha Shkodra.
Arbërie Nagavci sipas rezultateve preliminare është e 32 –ta me vota në listën e VV-së me 17818 vota.