Kandidatja për deputete nga Lista për Familje, Pranvera Xhaferi, ka thënë se ka vënë re që votën që e ka dhënë për veten e saj është keqpërdorur në procesin e zgjedhjeve në shkollën “Mehmet Gjevori” në kryeqytet, konkretisht në qendrën e votimit 1926.
Sipas saj, në këtë qendër votimi, vota për veten është regjistruar si zero edhe pse ishte e dhënë nga vet ajo.
“Ky keqpërdorim ka lidhje me dyshimet për manipulimin e votave të mia. Pavarësisht kësaj situate, unë kam arritur të mbaj qintat e votave që më mbështetën dhe që qëndruan të palëkundura”.
“Falënderoj sinqerisht çdo individ që ka besuar në mua dhe ka votuar për mua, dhe që ka qëndruar pranë meje gjatë këtij procesi të vështirë”, tha Xhaferi.
Ajo më tej i tha votuesve të saj dhe Koalicionit për Familje se mbështetja e tyre kanë qenë një burim i madh frymëzimi e force për të.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Koalicioni për Familje nuk ka arritur që ta kalojë pragun, pasi në rezultatet e deritanishme ka marrë 2.22 për qind apo 17 mijë e 191 vota.