Koalicion LVV-Nisma? Sejdiu: Limaj po largohet nga AAK-ja, po e hap derën për të gjithë

Aktuale

Koalicion LVV-Nisma? Sejdiu: Limaj po largohet nga AAK-ja, po e hap derën për të gjithë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 23:27
Analisti politik, Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, duke komentuar deklaratën e Kreut të Nismës, Fatmir Limaj, se është i gatshëm të ulet me këdo që e thërret në tavolinë, por vetëm për interes nacional, ka thënë se kjo deklaratë ka dy kuptime.

Njëri kuptim mund të jetë se Limaj është i gatshëm të ulet për interes nacional, dhe sipas Sejdiut, këtu nuk ka asgjë të keqe.

“Një lexim tjetër është që zoti Limaj po hap derë për këdo që synon të formojë qeveri që tek ai dhe deputetët e Nismës, mund të vijnë me ofertë. Kështu ai po largohet nga Aleanca, dhe me gjasë është deklaruar se jemi dy subjekte politike, rrjedhimisht, vendimmarrjen e kemi të ndarë”, u shpreh Sejdiu.

Për Sejdiun, deklarimi i Limajt se nuk ka vija të kuqe, nuk është lajm i keq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat