Matoshi thotë se Nisma do ta shqyrtonte “seriozitetin” e një ftese nga Lëvizja Vetëvendosje

Aktuale

Matoshi thotë se Nisma do ta shqyrtonte “seriozitetin” e një ftese nga Lëvizja Vetëvendosje

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 00:38
Fatmir Matoshi

Fatmir Matoshi, kandidat për deputet nga Nisma Social Demokrate nga koalicioni për “Kosovën Fituese”, ka thënë se deklaratë e kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj nuk është lexuar drejt.

Ai ka thënë se Limaj ka folur për një unitet, por që sipas tij nuk është përjashtuar as mundësia për qeverisje.

Matoshi në emisionin “InfoNata”, ka thënë se është herët të flitet për koalicione qeverisës, duke shtuar se duhet të pritet certifikimi i rezultateve dhe më pas të vazhdohet me procedurat.

Por, i pyetur nëse do të pranonin një ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve për formimin e qeverisë, ai ka thënë se do ta shqyrtonin, ndonëse dritash ka thënë se nuk ka pas diçka të tillë.

“Z.Limaj ishte shumë konkret dhe tha se ‘duhet të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë njëri me tjetrin’ pa e përmendur qeverisje, po as nuk është përjashtuar, por nuk ishte një deklaratë në mënyrë decitive se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për qeverisjen. Nëse na vjen një ftesë do ta shqyrtojmë ftesën, ashtu siç mendoj se do ta bëjnë të gjitha partitë politike dhe varësisht prej subjektit, seriozitetit të ftesës që vjen nga subjekti që ka fituar zgjedhjet edhe kryetari Limaj bashkë me strukurat tjera të Nismës do ta shqyrtojë nëse do t’i përgjigjet apo jo”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se për një bashkëpunim do të kenë konsultime edhe me partnerin e koalicionit, AAK-në, por ka thënë se dihet se dy partitë janë subjekte të vecanta dhe se kjo nuk do të thotë se atom und të ndikojnë në interesat e njëra –tjetrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat