Gashi: VV mund të shkojë në koalicion me Nismën, e cila është “e keqja më e vogël”!

Aktuale

Gashi: VV mund të shkojë në koalicion me Nismën, e cila është “e keqja më e vogël”!

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 00:51
Analisti politik, Blerim Gashi

Analisti politik, Blerim Gashi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Koosvës.

Gashi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, porse këtë koalicion e ka quajtur “e keqja më e vogël”.

“Nuk besoj që Ramushi kish refuzu një ofertë gjeneroze të Albin Kurtit për president… Logjika jem është që mas këtij rezultati shkon me të keqen më të vogël, e që është Nisma”, ka thënë Gashi.

Për PDK-në dhe LDK-në, Gashi ka thënë se nuk mund të ndodhë një koalicion i këtyre partive me Lëvizjen Vetëvendosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat