Kandidati i VV-së për deputet, Agim Bahtiri, i cili sipas rezultateve preliminare e ka fituar ulësen në Kuvend, ka folur për mundësinë e krijimit të institucioneve të reja.
Madje, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me opozitën për formimin e qeverisë së re.
Ai ka bërë me dije se VV-ja po e pret rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe pastaj do të shikojë.
”Po i presim, pasi që t’i kemi rezultatet, atëherë shikojmë’’, ka thënë Bahtiri.
Ai ka insistuar se vetëm pas rezultateve përfundimtare do të flitet më konkretisht.
“Mas rezultateve merremi me këto gjëra”, është shprehur Bahtiri.