Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.
Procesi i numërimit sipas KQZ-së ka përfunduar në 35 komuna.
Ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë.
Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimeve sipas komunave.