IKD: E rrezikshme, qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve

Aktuale

IKD: E rrezikshme, qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 10:36

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar raportin: “Dënimet me gjobë – “Leje” për armëmbajtje”.

Në bazë të këtij raporti të IKD-së, politika ndëshkimore e gjykatave për veprat e armëmbajtjes pa leje ka qenë kryesisht e orientuar nga dënime me gjobë.

Derisa, theksohet se vetëm në raste përjashtuese janë shqiptuar dënime me burgim efektiv.

Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, në konferencë për medie të premten, tha se në bazë të raporteve ndërkombëtare qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve dhe kjo sipas tij paraqet rrezik për shoqërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat