Pas shprehjes së gatishmërisë nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen për krijimin e qeverisë së ardhshme, ka ardhur një reagim nga VV-ja.
Zëvendësministri në detyrë i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu, i ka dalë edhe në mbrojtje Limajt për këtë deklaratë.
“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politikë e parapolitikë, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikëri koalicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike. Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar”, ka thënë ai.
Madje Sallahu, ka theksuar se sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike.
Partneri i koalicionit i Limajt, Ramush Haradinaj, që i hynë bashkë garës, reagoi më herët duke thënë: “E keqja ka emër – Albin Kurti”.