Qytetarët pro koalicionit VV-Opozitë, kërkojnë nga partitë të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit

Aktuale

Qytetarët pro koalicionit VV-Opozitë, kërkojnë nga partitë të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Dymbëdhjetë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve për kosovarët është më mirë të krijohet një qeveri pozitë-opozitë sesa të zvarritet konstituimi i organeve të reja.

Disa qytetarë shprehin mbështetje për krijimin e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreut të saj Albin Kurti me ndonjërën nga partitë opozitare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit politik për stabilitetin e vendit.

Në një intervistë për median, Nexhmedin Llapashtica theksoi se ka ardhur koha që të gjitha partitë të bashkëpunojnë për të sjellë vendime të mëdha.

Edhe këtu në këtë qeveri është duke u bërë një dreq i madh, ShBA dhe BE kanë një qëllim që të mos ketë vetëm një parti pushteti, por të jenë të gjitha partitë sepse kanë me sjellë vendime të mëdha për këtë shtet. Do të zyrëtarizohet pjesa e tetë mijë hektarëve të cilat i ka dhënë Ramush Haradinaj, duhet me qenë të gjitha partitë në Kuvend të barabartë të gjithë të njëjtë, duhet të gjithë të bëjnë koalicion”, ka thënë ai.

Llapashtica thotë se qytetarët do duhej të dilnin në zgjedhje më shumë.

E keqja e qytetarëve është shumë e madhe të cilët nuk dolën për mbi 46 për qind, sikur qytetarët të dilnin mbi 80 për qind do të vendosnin këta dhe do të thoshin se kanë qenë përfaqësues të popullit tonë. Këta nuk janë përfaqësues të popullit tonë por të votuesve. Prandaj duhet të jenë të vetëdijshëm qytetarët të dalin në zgjedhje që të kanë të drejtën për përfaqësim të shtetit”, ka thënë Llapashtica për eo.

Ndërsa, një tjetër qytetar, Seadi, u shpreh se pa koalicion nuk do të ketë avancim, duke shfaqur dëshpërim për politikat aktuale dhe mungesën e besimit te liderët politikë.

Duhet të bëhet një koalicion me dikë përndryshe nuk bënë, do të zgjatet dhe të zvarritet tërë kohën. Jam lodhur prej të gjithëve, të them të vërtetën nuk po kam më besim, Po bëjnë rokada, t’i po ia jep dikujt votën ai po bënë koalicion me dikë tjetër që nuk e ke simpatizim dhe nuk ia vlen”, ka theksuar qytetari.

Nga ana tjetër, Sylë Hoti theksoi se vendimet duhen marrë në përputhje me ligjin, duke kritikuar mungesën e përgjegjësisë politike.

Kurti nuk i ka ble diplomat e tani, në botën demokratike është shprehja e lirë, por kur është me vend. Kur është shprehja që nuk është e drejtë, atëherë duhet pasur përgjegjësi para ligjit. Mirëpo, ne me shekuj jemi kështu, pranvera kur vjen, nuk del vetëm një lule dhe me një lule pranvera nuk bënë, edhe ky vetëm nuk mundet të bëjë asgjë. Përderisa ata që si zgjodhi populli për vota dhe nuk mendojnë për popullin, por mendojnë për të ardhurat për vete shpresojmë që të bëhet mirë ndonjëherë”, deklaroi Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat