Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas këtyre rezultateve, deri në ora 11:42 të datës 21.02.2025 janë numëruar 2,433 vendvotime nga 2,533 apo 96.05 për qind e tyre.
Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.
Bazuar në rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje i ka shtuar edhe rreth shtatë mijë vota më shumë dhe është rritur në përqindje nga 40.89% në 40.90%.
PDK-ja ka pësuar rënie në përqindjen e votave pas përditësimit të fundit.
Partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi, e cila kishte 22.40% me përditësimin paraprak, pas përditësimit të fundit ka rënie në 22.29 për qind.
LDK-ja është rritur nga 17.23% në 17.42 për qind, tregon ky përditësim i orës 11:42 të së premtes.