Zyrtari i NISMA-s, Vesel Kransiqi, ka thënë se Limaj është politikan i kalibrit ndërkombëtar prandaj edhe sipas tij, shpesh disa mund të mos e kuptojnë mendimin e tij.
“Fatmir Limaj është një politikan i kalibrit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa.Këta disa, e dikush duket se e kanë problem për ta kuptuar realitetin e kthimit të z. Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës, pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.
“Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë për interesa kombëtare”, ka shtuar Krasniqi.
Ai ka thënë se NISMA s’vrapon për të marrë rendin në qeverisje, meqë thotë se të tjerët e kanë zënë moti duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin.
“Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin.
Ne punojmë për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale”, ka shkruar Kransiqi.