Ambasadori dhe Konjufca biseduan për formimin e qeverisë së re të vendit pas zgjedhjeve

Aktuale

Ambasadori dhe Konjufca biseduan për formimin e qeverisë së re të vendit pas zgjedhjeve

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 17:45
Pamje nga takimi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka folur për takimin që sot e pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufcën.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se folën për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Si dhe rëndësinë e formimit në kohë të qeverisë së re të vendit.

“Ne diskutuam gjithashtu se si të arrijmë më shumë përparim në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonominë dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë Hargreaves. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat