Deputetja në ardhje nga radhët e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka dalë në mbrojtje lideri të saj Fatmir Limajt, i cili po kritikohet ashpër pasi mbrëmë ia zgjati dorën e bashkëpunimi kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Ajo ka bërë me dije se Limaj ka qëndruar gjithmonë i fortë përballë sfidave.
Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se “Çeliku” është një shembull i qëndrueshmërisë.
“Një njeri i vërtetë si çeliku qëndron gjithmonë i fortë dhe i palëkundur në përballjen e sfidave. Komandant Çeliku është një shembull i qëndrueshmërisë dhe forcës, duke mbetur gjithmonë i pamposhtur”, ka shkruar Krasniqi, e cila, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së e ka fituar ulësen në Kuvend.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
“Fjala jote ka vlerë, ka peshë dhe ka impakt, Kryetar Limaj, sepse vet personaliteti e rrugëtimi juaj jetësor është i tillë; çlirimtar me vlerë, lider me peshë, përherë unifikues e gjithmonë largpamës, si në luftë ashtu dhe në liri.
Krenar me ty dhe krah teje sot e përherë, Kryetar”, ka shkruar ai.