Krasniqi: Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve

Aktuale

Krasniqi: Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 20:53
Fatmir Limaj/ Vesel Krasniqi

Kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate në koalicionin me AAK-në, Vesel Krasniqi, e ka vlerësuar lart kreun e kësaj partie Fatmir Limaj.

Reagimi i tij vjen pas kritikave pasi Limaj tha se nuk ka vija të kuqe për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, qoftë edhe me LVV-në.

Krasniqi ka shkruar “Fatmir Limaj është një politikan i kalibrit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa”.

“Këta disa, e dikush duket se e kanë problem për ta kuptuar realitetin e kthimit të z. Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës, pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm për shtetin e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij Limaj gjithmonë ka qenë mbështetës i interesave të qytetarëve.

“Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë për interesa kombëtare. Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin. Ne punojmë për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat