Një analizë e debatit rreth përfshirjes së Fatmir Limajt në qeverinë e Albin Kurtit ka nxitur reagime të ndryshme në skenën politike të Kosovës. Kimete Berisha, një nga zërat kritikë të politikës të vendit, ka shprehur mendimin e saj në një postim në Facebook, ku trajton jo vetëm ndikimin e propagandës politike mbi Limajn, por edhe realitetin e brendshëm të partive politike në vend. Ajo ngriti çështje që prekin jo vetëm fatin e një individi, por edhe të gjithë spektrit politik të vendit.
Më poshtë është i plotë shkrimi i saj:
Për Fatmirin dhe të tjerët!
1. Fatmir Limaj ka vuajtur shumë nga zullumi dhe nga propaganda e organizuar e PDK-së.
- Përveç projektimin e 'fajit' të pandodhur, Shiku e kishte zanat që t'i prekte kundërshtarët (shqiptarë) në familje.
- S'kanë lënë fjalë të rëndë pa e thënë për Fatmirin, të cilin e portretizonin si 'kriminel dhe psikopat', pa ndjenja.
- Fatmir Limajn e kanë dehumanizuar.
- Spiunët e shikut, të cilët i marroftë Zoti, kanë qenë të specializuar për prishje midis çifteve, ku me ndihmën e intrigave kanë korrur më së shumti suksese,
sepse i kanë prekur shqiptarët aty ku supozohet se u dhemb më së shumti,
në...dashni...
dashni e vjetër.
2. Mua personalisht nuk më kanë prishur me askënd, por janë mundur të më 'ujdisin' me meshkuj bukurosha, që i çonin tek unë për të më bërë 'të lumtur'.
- Ata nuk e dinin se...është qesharake të më mendosh mua duke ngarendur mbas bukurisë së mashkullit...
- Unë e kam gajle jetësore që vet të dukem bukur....
Pra, unë i refuzoja ata 'të dërguarit' veç pse ishin të bukur.
- Se e dija që për nga natyra, unë i tërheq kryesisht meshkujt me vaj n"buzë.
- Krejt vonë, një ditë i kam thënë njërit të Shikut (i njohur për ju):
Pse ore s'ma gjenit një djalë që e ka lexuar një libër, edhe nëse do të ishte një 'grusht njeri'....
- Nuk e mohoi.
Më tha: Jo unë, po vëllai im ka qenë shef i Shikut për atë rajon...'!
3. Pse Fatmir Limaj s'u dashka të jetë në qeverinë e Albin Kurtit?
- Pse qenka tradhti të qeverisësh me Albin Kurtin?
- Tradhti ndaj kujt?
- Kë e tradhton Fatmir Limaj nëse bëhet me Albin Kurtin?
- Ramush Haradinajn?!
Pse?
Çka e ka Ramushin ky?
- Të tradhtosh tradhtarin, quhet tradhti, a!
Dhe, cili është definicioni për tradhtinë!
- Këta që tash janë zemëruar që Fatmir Limaj mund të bëhet bashkë me Albin Kurtin, kanë harruar të zemërohen kur Lista Serbe ishte pjesë e ish qeverive patriotike të Kosovës.
4. E LDK e ka zëvendësuar Fehmi Aganin me Kicën, e i ka mbetur të mburret me grindavecen Hykmeten.
- Prandaj nuk mund të mbijetojë në opozitë.
- Mund të ngjallet veç duke qenë në pushtet, ndryshe...'shuhet'.
- LDK e sotme është: Fake akademike, fake letrare; fake e mençur; fake e ditur; krejt është fake, dhe e zbrazët.
5. Sidomos PDK ngjallet nëse hyn në qeveri me Albin Kurtin.
- Jo Ligji për dhomat e specializuara mund të plotësohet - ndryshohet, jo pagat mund të rriten, jo, bëhet diçka...
- PDK është bërë qesharake, sepse i është dashur që përsëri të bëhet provinciale, për të mbijetuar.
6. Historiani antishqiptar Oliver Schmit ka thënë se Kosova është më e rrezikuara në Evropë.
Lëreni kulturën, lëreni identitetin, tha, ju merruni veç me frikë!
- Për Kosovën më zi e më terr se ky nuk ka paraparë as parashikuesi fshatar serb, Mitar Tarabiçi, i cili së paku e ka parashikuar se Papa i fundit, para kiametit, do të jetë shqiptar.
- Sipas historianit antihistorik, Schmit, shqiptarët duhet të jetojnë në frikë të përhershme nga Serbia.
- Edhe Albin Kurti është i sigurt se Kosova do të sulmohet nga Serbia, prandaj e ka mbushur gojën pushkë.
- Albin Kurti beson se Serbia do të matet mirë para se të nis ushtrinë në Kosovë.
- Kur thotë kështu, e ka parasysh ushtrinë e Kosovës e cila sa bukur e preciz e bën shqiponjën dhe zemrën, me gishta.
7. Hazir Borovci i LDK-së është angazhuar ta zhvillojë edhe një bisedë me Ibrahim Rugovën, lidhur me disa udhëzime për LDK-në.
- Borovci nuk ka arritur ende të vë kontakt direkt me Rugovën, që lë të kuptohet se 'matanë' diçka nuk është në rregull.
- Deri tani nga ahireti ka arritur të marr veç një mesazh me dy nënkuptime ku besohet të thuhet se LDK shpejt duhet ta krijojë një komision për dorëzim - pranimin...
8. Hëpërhë, Partia Demokratike e Kosovës u bë Partia Drenicake e Kosovës.
- E Drenica është më e varfëra në Kosovë, por këta që i ka zgjedhur Drenica t'i prijnë asaj, janë më të pasurit në Evropë dhe më gjërë.
9. E Albulena Haxhiu ka marrë shumë vota, pa punuar.
E sikur të kishte punuar...!
- Të gjitha frizerkat me familje, anembanë, artistet e thonjëve dhe shitësit e shishkave, e kanë shpërblyer me vota, sepse më së shumti ka kaluar kohë me to.
P.S. Gjendja shpirtërore: Ikigai.