Njohësi i shkencave të mediave dhe retorikës, Gëzim Mekuli ka komentuar zhurmën që është shkaktuar pas deklaratës së kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, i cili u shpreh i hapur për bashkëpunim me Albin Kurtin dhe LVV-në.
Ai në një postim në Facebook u shpreh gjithë mllefin e politikanëve q ënuk po dëshirojnë ta shohin sërish Kurtin në krye të qeverisë.
Në këtë rast, u shpreh se në këtë mënyrë ata po dëshirojnë gjërat e njëjta si Vuçiqin, “ata s'duan stabilitet, s'duan zhvillim; duan vetëm të kthehen në lojën e vjetër të pazareve dhe privilegjeve”.
Kurse, sa i përket Limajt, e vlerësoi gatishmërinë e tij për të formuar qeverinë, kjo për të mirën e Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Cungat e përparimit të Kosovës
Në një kohë kur Kosovës i duhet unitet dhe forcë për të përballuar sfidat, disa politikanë po bëjnë gjithçka që ta shohin vendin në kaos e në zjarrë, vetëm e vetëm sepse nuk e duan Albin Kurtin e pakorruptuar Kryeministër; në krye.
Ramush Haradinaj dhe ata si ai po dëshmojnë se urrejtja personale dhe etja për pushtet janë më të rëndësishme për ta sesa e ardhmja e Kosovës. Ata s'duan stabilitet, s'duan zhvillim; duan vetëm të kthehen në lojën e vjetër të pazareve dhe privilegjeve; Yesmenave!
Serbia e moçme haptas e ka thëne se nuk e do Kurtin kryeministër. Vuçiqi dhe qeveria e tij po bëjnë gjithçka që ta pengojnë Kurtin 3, sepse ky nuk është kukull dhe as "Joystick" në duart e askujt.
Atëherë, pse Haradinaj, analistët e oligarkëve dhe të tjerët po kërkojnë të njëjtën gjë që po kërkon edhe Beogradi? Çfarë i bashkon këta me Serbinë more kundër një Kryeministri të zgjedhur nga populli?
Të nderuar,
Duhet nënvizuar këtu edhe Fatmir Limajn, retorikën e tij, i cili të paktën verbalisht, tregoi pjekuri politike duke ofruar (me gojë) gatishmërinë për të ndihmuar Republikën e Kosovës, pra Qeverinë Kurti 3.
Kjo gojtari publike e Limajt është qëndrimi i një deputeti (politikani) që mendon për Kosovën, jo për sabotime, inate personale, jo sall për një karrigë dhe interesa të ngushta.
Krejt në fund edhe një fjalë miradie për të gjithë ata që po e mbështesin, dhe nesër do t'a mbeshtesin Kosovën (Qeverinë Kurti 3) në këto momente: Ju jeni zëri i arsyes, jeni kurbani dhe shpresa për të ardhmën e Republikës.
Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të bashkuar, Qeveria Kurti 3.