“Boll ki fuqi”, Gashi- Kërstiqit: Pse nuk e qite ti flamurin e Kosovës?

Aktuale

“Boll ki fuqi”, Gashi- Kërstiqit: Pse nuk e qite ti flamurin e Kosovës?

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 06:40
Branislav Kërstiq dhe komentatorit politik, Blerim Gashi

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të gazetarit, Branislav Kërstiq dhe komentatorit politik, Blerim Gashi lidhur me mosvendosjen e flamujve kosovarë më 17 shkurt në rrugët kryesore në veri.

Kërstiq ka thënë se pushteti lokal është dashur që t’i vendosë flamujt e shtetit të Kosovës në rrugët kryesore.

“Pushteti juaj aktual z.Gashi, kreu i Vetëvendosjes dhe kryetarët e komunave në veriun e vendit janë tu rrejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Pse për ditën e pavarësisë nuk e kanë vendos flamujt e shtetit të Kosovës në rrugët kryesore”, ka thënë Kërstiq.

Megjithatë, Gashi ka theksuar se vendosja e flamujve do të ngjallte reagim tek serbët, të cilët do të thonin se po provokohen nga pushteti.

Në debat e sipër, Gashi e ka pyetur Kërstiqin se pse ai personalisht nuk e ka vendosur flamurin e Kosovës, teksa Kërstiqi ka thënë se nuk e ka atë fuqi.

“Po hyp se të vrava e zhdryp se të vrava. Me i pas qitë pushteti lokal flamujt, po e shoh reaksionin ovoje provokacija. S’i ka qitë pse s’i qiti. A e ke qitë ti Bane flamurin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi.

“Nuk kemi fuqi me ngjitë flamurin e Kosovës”, ka thënë Kërstiq.

“Boll ki fuqi, me ngjit aty me dy penj”, ka thënë Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat