“Nisma ka vuajtur nga Ramushi”, opinionisti ‘thirrje’ Limajt: Do të ishte mirë t’ia përditësoje trurin, ose...

Aktuale

“Nisma ka vuajtur nga Ramushi”, opinionisti ‘thirrje’ Limajt: Do të ishte mirë t’ia përditësoje trurin, ose...

Nga: N.E Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 09:12
Fatmir Limaj- Ramush Haradinaj

Opinionisti Lirim Gashi, thotë se Fatmir Limaj e meriton titullin “zëvendës i babait”, kjo pasi ai ka arritur të kërcejë që nga liga rajonale në ligën e parë shtetërore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi shkruan se Nisma ka vuajtur nga Ramushi, por Fatmiri është treguar i ndershëm dhe e ka bartur AAK-në përtej pragut.

“Duhet të jesh një mendje gjeniale që të kërcesh si një kangur nga liga rajonale në ligën e parë shtetërore. Fatmir Limaj e ka arritur këtë me plot meritë, ndaj e meriton titullin "Zëvendësi i Babait" dhe "Personaliteti i Vitit". NISMA gjithmonë ka vuajtur nga Ramushi, por Fatmiri prapëseprapë është treguar i ndershëm dhe e ka bartur AAK-në përtej pragut të lartë, si një foshnjë të sapolindur. Jam i sigurt se ai do ta ndihmojë edhe timonierin e Kosovës që ta drejtojë anijen shtetërore përmes detit të stuhishëm drejt Brukselit – që tashmë ka mbetur pa ombrellën e Uashingtonit”, ka shkruar Gashi.

Ai në fund, e përgëzon Limajn gjersa shton se do të ishte mirë t’ia përditësojë edhe Ramushit trurin.

“Të lumtë, Fatmir!

Do të ishte mirë sikur të mund t'ia përditësoje edhe Ramushit trurin dhe t’ia bëje atij të qartë se duhet të shkoj në pension politik, sepse nuk është në nivelin e përgjegjësisë kombëtare dhe shtetërore siç pritët nga një hero i gjallë i luftës”, ka përfunduar opinionisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat