Maqedonci tha se Franca s’ka fabrikë municioni, reagon Çitaku: S’di nëse duhet të qeshësh apo të qash

Aktuale

Maqedonci tha se Franca s’ka fabrikë municioni, reagon Çitaku: S’di nëse duhet të qeshësh apo të qash

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 11:49
Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshëm e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri në detyrë e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një vizite në Tajvan është shfaqur kritik ndaj Evropës duke thënë se kjo e fundit s’ka investuar mjaftueshëm në mbrojtje.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë rast ministri i Mbrojtjes ka treguar papërgjegjësi.

“Pra, Ministri i Mbrojtjes, ende në detyrë, ka vizituar Tajvanin dhe ka mbajtur një fjalim që, në rrethana të tjera, mund të na dukej qesharak po të vinte nga dikush pa peshë dhe përgjegjësi politike.

Por kur një ministër, i cili drejton një prej dikastereve më të ndjeshme të Republikës, viziton një vend me të cilin nuk kemi marrëdhënie diplomatike për arsye të njohura dhe aty flet për dështimin e Evropës në fushën e mbrojtjes, ndërsa pretendon se Kosova do të ndërtojë një fabrikë që as Franca – eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armatimit – nuk e ka, atëherë s’di nëse duhet të qeshësh apo të qash. Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!”, ka shkruar Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat