Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar në lidhje me situatën që është krijuar nga SHBA në raport me Ukrainën dhe Gazën.
Ai thotë se ne nuk duhet të paragjykojmë pasi SHBA është me në, mirëpo që sipas tij ne s’jemi me vetëveten, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, mos vajtoni Gazën dhe Ukrainën por përçarjet dhe inatet tona.
Postimi i plotë
Shqipe mos paragjykoni, SHBA është me ne, por ne s’jemi me vetëveten. Mos vajtoni Gazën dhe Ukrainën por përçarjet dhe inatet tona. Pse gajlet e botës? Atdheu lyp bashkim tani!