Këta janë të arrestuarit për krim të organizuar dhe planifikim të një vrasje në Pejë

Aktuale

Këta janë të arrestuarit për krim të organizuar dhe planifikim të një vrasje në Pejë

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar mbrëmë ka zhvilluar një operacion policor në Pejë, cak i të cilit ishin disa persona të përfshirë në një rast të veprimtarisë së kundërligjshme. Aksioni rezultoi me prangosjen e pesë personave dhe tashmë po ndërmerren veprimet e tjera nga Policia.

Media mëson ekskluzivisht se pesë personat që u arrestuan nga Policia në lidhje me këtë rast janë: Fatos Çollaku, Roland Beqiri, Demokrat Muçaj, Dardan Ramqaj, dhe Shpend Kelmendi.

Të arrestuarit janë hetuar nën dyshimin për veprën penale “Krim i organizuar” dhe për përgatitjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”. Të njëjtit dyshohet se kanë bërë marrëveshje, janë organizuar dhe kanë planifikuar kryerjen e një vrasje, si dhe janë përfshirë në krim të organizuar.

Hetimi i nisur për këtë rast çoi në identifikimin e të dyshuarve, të cilët u kapën të premten në mbrëmje pas bastisjeve të kryera nga disa njësi policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake.

Siç merr vesh  media të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48-orë, ndërsa brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për paraburgim.

Ndryshe, kur ligji parasheh dënimin për përgatitjen e veprës penale të caktuar, përgatitja e veprës penale përfshin furnizimin me mjete ose aftësimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale; mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; marrëveshjen, planifikimin ose organizimin me personin tjetër për kryerjen e veprës penale, si dhe veprimet tjera me të cilat krijohen kushtet për kryerjen e drejtpërdrejt të veprës penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat